Vajadolid dhe Real Sociedadi i hapin rrugën rikthimit të Realit

Real Madrid është rikthyer në organet vendimarrëse të La Liga. Klubi mbretërorë do të jetë pjesë e “Comisión Delegada” (Komisioni i Deleguar). Për të qenë pjesë e këtij komisioni klubit madrilen i duhej mbështetja e dy klubeve. Real Sociedad dhe Vajadolid janë ofruar që të mbështesin Realin në këtë hap.
Pas disa vitesh mungesë, drejtuesit e Realit kanë kërkuar rikthimin në atë që është organi më i rëndësishëm i shoqatës së punëdhënësve të futbollit spanjoll.
Ka qenë një strategji e zakonshme vitet e fundit që ata të mos kandidojnë për poste, por tani kanë vendosur të rikthehen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




