“Vajzën e vogël ia ndiqnin meshkuj të rritur…” shokon gazetarja: Ja si nëna e së miturës e ekspozonte në TikTok

Sociale | 3 vite më parë

Shumica e njerëzve ngarkojnë postime dhe komente në mediat sociale pa i ditur vërtet pasojat që mund të kenë për veten, familjen, fëmijët e mitur dhe miqtë e tyre. Publikimi i shumë informacioneve për jetën personale të njerëzve i ekspozon ata ndaj një sërë rreziqesh.

Për të folur mbi këtë temë e ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, gazetarja Rashela Shehu u shpreh se këto publikime sjellin vërtet rreziqe.

Shehu theksoi gjithashtu se një ndër rastet që i kishte bërë përshtypje ishte e një nëne e cila kishte publikuar vajzën e saj të mitur dhe kuptoi se këto video të vajzës i shihni më së shumti burra dhe djem.

“Diçka tjetër që më ka bërë shumë përshtypje, unë nuk kam Tik Tok por e kam shkarkuar aplikacionin për shkak të punës. Më tërhoqi vëmendjen shumë një video që kishte publikuar një mama, e cila në faqen e saj publikonte kryesisht përmbajtje dhe video të vajzës së saj të vogël. Dhe një ditë kishte parë për kureshtjen e saj se cilët janë këto persona që e arkivojnë dhe kishte parë që pjesa dërrmuese ishin burra dhe djem dhe ajo në mënyrë urgjente kishte fshirë të gjitha fotografitë”, tha Shehu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme