Vaksinimi i fëmijëve, asnjë efekt anësor

Sociale | 5 vite më parë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, varianti i ri “Omicron” ka prekur më shumë fëmijët nga 0-14 vjeç, por pavarësisht kësaj, prindërit janë skeptik të vaksinojnë fëmijët e tyre. 

Prof. Gjerorgjina Kuli, shefe e klinikës Infektive në pediatrinë e  QSUT-së në një intervistë për RTSH, tregon se tek ata që është aplikuar vaksina nuk është gjeneruar asnjë efekt anësor i padëshiruar.

Mbështëse e fortë e këtij procesi Kuli tregon se pavarësisht bindjes së krijuar tek prindërit se COVID nuk krijon komplikacione të rënda, ajo shpjegon se jo gjithmonë ndodh kështu dhe se vaksinimi i paraprin mbrojtjes së këtyre formave.

Vaksinimi i fëmijëve ka ndeshur hezitim të lartë tek prindërit dhe të vetmit që janë interesuar për këtë proces kanë qenë ata me fëmijë të prekur nga sëmundjet imunologjike e për të cilët ky proces është domosdoshmëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme