Valbona në dimër, dhjetëra familjarë e të rinj nga e gjithë Shqipëria shijojnë magjinë e borës

Sociale | 6 vite më parë

Dhjetëra familjarë e të rinj nga e gjithë Shqipëria shijojnë magjinë e borës
Familjarë e të rinj nuk nguruan të kalojnë disa ditë në dimrin e ftohtë
Ditët e fundit të dhjetorit nuk i kursyen mantelin e bardhë Kaltërsia e përhershme e lumit, në dimër merr më tepër dritë nga bora… As pandemia, dhe as vështirësitë e motit nuk i penguan familjarë e të rinj të udhëtojnë me qindra kilometra, nga jugu në skajin më verior të vendit, për të kaluar vitin e ri, dhe qëndruar edhe ndonjë ditë më pas.
Pavarësisht reshjeve të borës që arriti deri në 30 cm, rruga për në pikën turistike të Valbonës u mbajt e hapur 
Të rinjtë e shijuan borën edhe më motorë…
Për vendasit bora është e mirëpritur…E shohin si mbarësi për çdo gjë.
Banorët e Valbonës të cilët prej vitesh janë rikthyer duke synuar zhvillimin e ekonomive familjare dhe të zonës përmes turizmit, vit që lamë pas ishin pesimistë. 
Por në vitin e vështirë të pandemisë, Alpet veç  miqve të përhershëm, bënë edhe miq te rinj. Shifrat zyrtare flasin për rreth 50 mijë vizitorë, kryesisht nga Shqipëria e Kosova.
Dhe për ata të cilët ende nuk kanë vizituar këtë perlë që e kanë zili shumë vende, u themi se për të mbërritur në Valbonë, nuk është fare e vështirë.
Mund të zgjedhësh mes dy mënyrave;  Nga Tirana,  për rreth 5 orë mbërrin me automjet, duke përdorur një rrugë me të gjitha parametrat. Por mund të shijosh edhe bukuritë e liqenit të Fierzës, nëse zgjedh që një pjesë të rrugës ta bësh me anije. 
E kur mbërrin në Valbonë veç dhuratave të natyrës, gjen bujarinë e mikpritësve, sigurinë, shërbimin shëndetësor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme