Valencia, sa shumë mundim për gjysmëfinalen

Spanjë | 5 vite më parë

Valencia është kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Kupës së Mbretit në Spanjë me shumë vështirësi. Ndryshe nga parashikimet, Kadis ka bërë rezistencë, ndërsa ndeshja e ardhur në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar ka qenë më shumë se sa interesante. Vendësit kanë kaluar në avantazh me anë të Gedesh në të 24’ dhe përgjithësisht e kanë ruajtur me fanatizëm këtë gol deri në fund të pjesës së parë. Madje mund të kishin bërë edhe më mirë me rastet që kanë patur Hugo Duro, apo dhe Soler.

Pjesa e dytë është krejtësisht tjetër imazh. Kadis ushtron presion dhe e mbyll Valencian në zonën e saj të rreptësisë. Në të 52’ akordohet penallti për miqtë pas ndërhyrjes së sistemi Var, sepse Kala është penguar në zonën e rreptësisë së Valencias. E merr përsipër Lukas Perez, që shënon në të 56’ në krahun e djathtë të Domenek, që pavarësisht përpjekjes nuk e ka shmangur dot golin.

Madje Kadis ka qenë shumë pranë golit të dytë në të 61’, por Raul Para është ndalur nga shtylla e majtë pingule. Dhe Valencia nis të marrë frymë. Zëvendësimet e kryera rrisin forcën sulmues. Një seri goditjesh këndi prej së cilës vjen dhe goli i dytë, që mban firmën e Hugo Duros në të 79’. Përtej shtatë minutave shtesë, Valencia ka merituar kalimin në raundin gjysmëfinal.

Ndërkohë është kualifikuar dhe Rajo Valekano, që ka mundur 1-0 Malagën. E enjtja do të jetë për Atletik Bilbao – Real Madrid, një refresh i finales së Superkupës së Spanjës luajtur në janar në Xheda të Arabaisë Saudite, dhe Real Sociedad – Real Betis. Kupa e Mbretit do të vijojë të jetë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme