“Vals me të rinjtë”, balerini Eno Peçi shfaqje në Sheshi “Skënderbej” më 6 korrik

Më 6 korrik, në Sheshin “Skënderbej”, qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë shfaqjen e koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit.
Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.
Ai vjen si pjesë e programit “Rinia krijon kulturë” të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme, por edhe të kthehen në një mjet të fuqishëm për ndryshime pozitive afatgjata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




