Van Dijk dhe kalimi i munguar tek Manchester United

Angli | 5 vite më parë

Kur ai shkoi te Liverpool në janar 2018 për 75 milionë stërlina, të shumtë ishin ata që diskutuan për shumën që Reds paguan për një mbrojtës. Megjithatë, në realitet, ai investim më pas ishte i frytshëm në fushë, sepse Virgil van Dijk u bë një element kryesor i skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, si dhe një nga lojtarët qendrorë më të fortë në botë, i cili kontribuoi në Champions League dhe Premier. Megjithatë, të paktë janë ata që e dinë se historia mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër.

Kjo u zbulua nga Charlie Austin, një ish-bashkëlojtar i Van Dijk në kohën e Southampton, i cili kishte pasur mundësinë të fliste me të në ato javë  emocionuese para transferimit të tij në Anfield Road: “Më kujtohet fundi i përvojës së tij në Southampton – tha ai për talkSPORT – ku ishim bashkë në stol në ndeshjen jashtë fushe kundër Chelseat. ‘Hajde Virgil, çfarë po ndodh? Do të shkosh te Manchester United? Është një klub i madh në Angli”, i thashë. “Në atë moment erdhi përgjigja e holandezit, e thënë gjithashtu nga Austin. “Ai u përgjigj: “E dini çfarë Chaz, në verë ata duhej të zgjidhnin mes meje dhe Lindelof dhe ata zgjodhën suedezin. Unë isha i hutuar. Askush nuk e dinte për këtë, më tha në pankinë. Nuk mund ta besoja”. Kush e di se sa keqardhje do të kenë ende Djajtë e Kuq, të cilët vitin e ardhshëm u përpoqën ta kompensonin duke shpenzuar 80 milionë paund për Harry Maguire. Van Dijk, megjithatë, është diçka tjetër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme