Van Dijk për të ardhmen: Jam i qetë, të shohim se çfarë do të

Pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Arsenalin në Emirates Stadium, mbrojtësi holandez Virgil van Dijk foli për mediat angleze dhe ngriti sërish dyshimet për të ardhmen e tij. Mbrojtësi 33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj nëse nuk rinovon kontratën mund të largohet nga Reds pa lënë asnjë para në arkën e klubit.
“Jam shumë i qetë. E kam thënë tashmë shumë herë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin tim, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Ndihem në një moment të mirë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë, dua të vazhdoj të shijoj çdo lojë, sepse është bukur”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




