Vangjeli: Padia e kryeministrit në Kushtetuese është abstrakte, nuk ka lidhje me emër të veçantë

Politikë | 9 muaj më parë

“Në gjykatën Kushtetuese nuk po gjykohet një çështje konkrete që lidhet me një emër të caktuar, por një çështje abstrakte që ka të bëjë me konceptin e pezullimit“- kështu u shpreh gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin “Trialog” në RTSH HD 1 të moderuar nga gazetarja Alba Alishani.

Sipas tij, ka një keqkuptim të madh lidhur me padinë e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk po gjykohet çështja e Zv. Kryeministres, por një çështje e karakterit abstrakt, që lidhet me konceptin e pezullimit dhe jo me një individ të caktuar.

Në këtë kontekst, ai tha se, “Çështja ka të bëjë me kryeministrin, i cili pyet: A mundet që një pushtet tjetër, në këtë rast sistemi i drejtësisë, të hyjë në kompetencën time për të emëruar apo shkarkuar anëtarët e kabinetit? Nuk bëhet fjalë për një emër konkret”.

Ai shtoi se ky ishte ngërçi i parë që Gjykata Kushtetuese duhej të tejkalonte, për të vendosur nëse do ta merrte apo jo në shqyrtim këtë çështje.

“Nëse në padinë e kryeministrit do të ishte kërkesa për pezullimin e zëvendëskryeministres, atëherë do kishim të bënim me një emër konkret dhe me të gjitha pasojat. Në atë rast, Gjykata Kushtetuese nuk do ta merrte në shqyrtim çështjen, por do të thoshte: ndiqni shkallët e ankimimit,” përfundoi Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme