Varhelyi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Vonesat në negociata ndikojnë në besimin në BE

Rajon | 5 vite më parë

Gjatë një fjalimi në Forumin Ballkanik në Sofje me titull “Është koha për të rikthyer besimin”, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përsëriti edhe njëherë qëndrimin se BE duhet të hapë pa vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë europian vlerësoi se vonesat për integrimin të këtyre dy vendeve ndikon negativisht në besimin në Ballkanin Perëndimor.

“65% e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është e lidhur me BE-në, gjë që tregon orientimin e tyre logjik. Brukseli vitin e ardhshëm do të investojë 30 miliardë euro në rajon, që është një e treta e bruto prodhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme