Varhelyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet. “Mos hapja e negociatave dëmton BE-në”, ka nënvizuar ai.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave na dëmton. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma në gjyqsor dhe luftën kundër krimit, janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimi. Maqedonia ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,kjo luftë duhet të vijojë”, tha Varhelyi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




