Varhelyi: Të mbahet sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Politikë | 4 vite më parë

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë sa më shpejt Konferencën e parë Ndërqeveritare. Sipas tij nuk duhet të pritet më për arsyet e brendshme politike të Bullgarisë, ku kjo e fundit ka krijuar një ngërç prej kohësh në këtë proces.

“Ne shpresojmë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të kenë konferencën e tyre të parë ndërqeveritare në momentin që flasim dhe që ne nuk do të na duhet të presim më për arsye të brendshme politike në Bullgari. Dhe shpresoj që po flasim për çështje ditësh, sesa çështje muajsh, apo vitesh”, tha Verhelyi gjatë konferencës për shtyp lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shënon hapjen zyrtare të procesit të negociatave të anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Europian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme