Vaterpolo, ja gjysmëfinalistët

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Vaterpoli, si një nga 6 disiplinat e Kampionatit Botëror të Sporteve Ujore në Fukuoka, tanimë ka mbërritur në raundin gjysmëfinal. Përgjatë së hënës, teksa kanë ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, janë luajtur ndeshjet e raundit çerekfinal për femra.

Italia ka patur një fitore të vështirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është ndarë në sekondat e fundit, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 8-7 me për të kaltrat. 3-2 perioda e parë për Italinë. 2-1 e dyta për amerikanet dhe në pushim 4-4. 2-2 e treta, që thellon barazimin në 6-6. Dhe e fundit 2-1 për Italinë e në total 8-7 dhe të kaltrat ishin gjysmëfinalistët e parë.

Holanda është gjysmëfinalistja e dytë, teksa ka mundur Kanadanë, 17-10. E ekuilibruar dhe shumë e bukur edhe çerekfinalja e tretë Australi – Greqi e zgjidhur vetëm në fund për australianet, 9-8. 4-3 perioda e parë për Greqinë. 1-4 e dyta për Australinë, që në pushim ka kryesuar 7-5. 3-2 për Greqinë e treta, por Australia është në udhëheqje të rezultatit 9-8, që e ka ruajtur me fanatizëm deri në fund.

Spanja dominon mbi Hungarinë duke fituar 12-9. Në gjysmëfinale do të takohen më 26 korrik Itali – Holandë dhe Australi – Spanjë, kurse është më 28 korrik. E marta është për meshkuj me raundin çerekfinal, ndërsa finalja e tyre luhet më 29 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme