Vau Dejës/ Fermerët zgjerojnë sipërfaqet me ullinj, familja Lazri la emigracionin për të investuar në Shqipëri

Bashkia e Vau Dejës, në qarkun e Shkodrës, është kthyer në një zonë të rëndësishme të kultivimit të ullirit dhe perpunimet te tij. Paulin Lazri vendosi që të kthehet nga emigracioni dhe zgjodhi që t’i përkushtohet punëve bujqësore në vendlindjen e tij në Hajmel. Fillimisht shtysën e ka marrë nga babai i cili pasi emigroi në Greqi një pjesë e të ardhurave që siguroi atje i investoi në bujqësi, duke ngritur në këtë zonë plantacionin e parë me ullinj teksa farën e solli nga Greqia. Sot familja Lazri ka mbjellë mbi 350 rrënjë ullinj.
Paulini tregon se si përkujdeset për to dhe sa përkushtim duan. Si ullinjtë dhe vaji i prodhuar nga fermerët si treg kanë tregun vendas. Për nxitjen e prodhimit, Paulini kërkon mbështetjen nga shteti.
Në fshatin Hajmel në bashkinë Vau Dejës rreth 75 % e tokave janë të mbjella me ullinj. Sipërfaqet e tyre janë shtuar sidomos pas vitit 2007, kur mbjellja e kësaj kulture u përfshi në skemat e subvencionimit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




