Vdekja e 19-vjeçarit italian nga përplasja e Jet Ski-ve, 50 ditë arrest në burg për kunatin e tij

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “ Burg me afat 50 ditor” ndaj shtetasit Italian, Salvadore di Tella, pas vdekjes së 19-vjeçarit italian Nikola Lorio në plazhin e Velipojës. Di Tella akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa në sallën e gjyqit deklaroi se ngjarja ka qenë aksidentale.
Me datën 18 gusht, në plazhin e Velipojës, 20-vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nikola Lorio, teksa drejtonin dy Jet Ski, rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Velipojës.
I akuzuari Salvadore Di Tella është i vëllai i të fejuarës së Nicolo Lorio, 19-vjeçarit italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri.
Pak ditë më parë reagoi në mediat Italiane Giusy Di Tella, e motra e të arrestuarit: “Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë. Unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




