Vdekja e Elizabeth II/ Homazhe dhe flamuj në gjysmështizë në shumë vende të botës

Në Britaninë e Madhe, por jo vetëm, flamujt në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe shërbimet publike si dhe në pallate, janë ulur në gjysmështizë në nderim të Mbretëreshës Elizabeth II.
Në shenjë zie, faqja e internetit e familjes mbretërore ka ndryshuar sfondin e saj në të zezë.
Në ambasadat britanike në vende të botës, flamuri britanik valëvitet në gjysmështizë dhe turma njerëzish lënë lule në hyrjet kryesore.
Shumë ndërtesa apo monumente u ndriçuan me ngjyrat e flamurit britanik. Në Francë, Kulla Eifel u errësua; në Brazil, statuja e Krishtit Shëlbues u ndriçua me ngjyrat e Union Jack; në Izrael, një imazh i flamurit u projektua në një ndërtesë qeveritare në Tel Aviv.
Në shenjë nderimi ndaj Mbretëreshës Elizabeth II, një nga dyqanet më të vjetra të Mbretërisë së Bashkuar do të mbajë mbyllur dyqanet e saj deri më 10 shtator.



Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë, monarkja më jetëgjatë në botë, vdiq në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në Skoci më 8 shtator. Charles, Princi i Uellsit, djali i madh i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, është bërë mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të mbretërojë zyrtarisht nën titullin e Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Funerali i mbretëreshës do të bëhet 10 ditë pas vdekjes së saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




