Vdes djali i revolucionarit marksist, Che Guevara Camilo

Botë | 4 vite më parë

Guevara March, djali 60-vjeçar i liderit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto “Che” Guevara, ka vdekur. Zyrtarët kubanë thanë se ai vdiq nga një atak në zemër të shkaktuar nga mpiksja e gjakut në mushkëri.

Camilo Guevara i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës, dokumentimit të jetës së babait të tij, i cili luftoi përkrah Fidel Kastros në revolucionin kuban. Ai kundërshtoi përdorimin e imazhit të babait të tij – i bërë i famshëm nga një fotografi e Alberto Kordës – për qëllime marketingu.

Camilo është një nga katër fëmijët që Che Guevara kishte me gruan e tij të dytë, Aleida March. Ndërsa motra e tij më e madhe Aleida mori rolin si zëdhënëse e familjes, Camilo drejtoi Qendrën e Studimeve Che Guevara në kryeqytetin kuban, Havana.

Qendra, ku ruhen arkivat personale të Che Guevarës, promovon “jetën, punën dhe mendimin” e liderit revolucionar. Zyrtarët kubanë thanë se Camilo Guevara vdiq gjatë një vizite në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. 

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel e nderoi atë në një postim në Twitter, duke thënë se “me pikëllim të thellë, i themi lamtumirë Camilos, djalit të Che dhe promovuesit të ideve të tij”. I lindur në Argjentinë, Che Guevara pa dyshim u bë fytyra më e famshme e revolucionit kuban pasi iu bashkua vëllezërve Fidel dhe Raul Castro në luftën e tyre të suksesshme për të përmbysur qeverinë e Fulgencio Batista. 

Camilo Guevara ishte i dyti nga katër fëmijët e lindur nga Che Guevara dhe rebelja e tij, Aleida March. Ai ishte pesë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Bolivi, ku kishte udhëtuar për të ngritur një grup guerril. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme