Veliaj: Bashkojmë forcat për të pastruar llumin që ka zaptuar futbollin shqiptar prej 20 vitesh

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me nënkryetarin e Komitetit Ligjor në UEFA, Efraim Barak. 

“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë futbollin shqiptar. Si bashkëpronare e FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin, që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar”shkruan Veliaj. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme