Veliaj: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve!

Luiza Gega u rendit e dyta në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli këtë të shtunë, rezultat që i siguron dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.
Kjo arritje është përshëndetur dhe nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një statusi në rrjete sociale Veliaj shprehet se është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin.
“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shprehet Veliaj.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




