Veliaj: Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar risinë në semaforët e qytetit.
Tanimë personat me aftësi ndryshe do kenë më shumë siguri, falë punës së ekipit të terrenit në Bashkinë e Tiranës të cilët kanë instaluar pulsantët me efekt akustik.
“Më shumë siguri në çdo rrugë të qytetit! Tashmë personat me aftësi ndryshe kanë më shumë siguri në rrugët e qytetit; pranë kryqëzimit të “Ushtarit të Panjohur” u instaluan pulsantët me efekt akustik në ndihmë të tyre. Puna vijon!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




