Velipoja çel sezonin turistik, Bardh Spahia: Do zhvillojmë më tej turizmin

Politikë | 4 vite më parë

Velipoja ka çelur sezonin turistik, ndërsa kreu i Bashkisë së Shkodrës, njëherazi edhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për garën elektorale të 14 majit, ka premtuar më shumë investime për zhvillimin e turizmit.

Para qytetarëve, Spahia tha se do të ketë investime për përmirësimin e të gjithë rrjetit rrugor, për terrene të reja sportive, ndërsa premtoi taksa e tarifa të ulëta dhe mbështetje për biznesin.

“Velipoja 2023! Zyrtarisht çelem sezonin turistik në perlën e Adriatikut. Do të jetë një sezon i mbushur me aktivitete dhe që do të shënojë bum turistësh. Kemi investuar në infrastrukturë rrugore, sheshe e parqe, ndriçim, menaxhim të shërbimit të pastrimit etj. Nisim të tjera investime me fokus zhvillimin e mëtejshëm të turizmit: Përmirësim i të gjithë rrjetit rrugor; Terrene të reja sportive; Sistem ndriçimi LED; Taksa e tarifa të ulëta dhe mbështetje për biznesin

Velipoja ju pret për një sezon plot diell dhe argëtim”, tha Spahia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme