Velipoja ka nisur përgatitjet për fillimin e sezonit veror

Në plazhin e Velipojës në veriperëndim të Shqipërisë, kanë nisur përgatitjet për fillimin e sezonit veror. Operatorët turistikë kanë pritshmëri të larta, dhe mendojnë se ai do të jetë edhe më i mbarë se një vit më parë.
Prej disa kohësh është bërë ndarja e stacioneve të plazhit, ndërsa aktualisht po punohet për sistemimin e hoteleve dhe formimin e stafeve.
Problem vijon të jetë mungesa e puntorëve. Operatorët shprehen se largimi i të rinjve jashtë vendit dhe gjithashtu ofertat me të mira që i bëjnë fuqisë punëtore bizneset në Malin e Zi, ka krijuar veshtiresi në ngritjen e stafeve.
Velipoja po frekuentohet çdo vit e më shumë nga pushuesit, jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Plazhi i Velipojës shtrihet në gjatësi rreth 14 kilometërshe, prej grykëderdhjes së Bunës e arrin deri tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




