Vendimet, ndahen detyrat për të deleguarit e kryesisë së PS

Politikë | 5 vite më parë

Në mbledhjen e kryesisë së PS mëngjesin e sotëm janë marrë disa vendime, një prej të cilëve autorizimi i ngritjes së një grupi punë për ndryshime në statut.

Në mbledhjen e sotme u miratuan gjithashtu disa ndryshime në të deleguarit e Kryesisë në disa zona.

Lindita Nikolla u caktua e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit; Delina Ibrahimi do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë. Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë;

Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës. Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Në kryesi u paraqit një informacion lidhur me punën e deritanishme të sekretariatit të ri të partisë dhe ecurinë e përmbushjes së detyrave të caktuara në mbledhjet e fundit të Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare. U la kohë që mbyllja e procesit të kryetareve të jetë deri në dhjetor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme