Vendimi i Apelit për vulën/ Belind Këlliçi: Përpjekje e Ramës dhe Veliajt për të manipuluar zgjedhjet vendore

Politikë | 4 vite më parë

Belind Këlliçi, i cili pritet të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që riktheu në shkallën e parë çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Edi Rama së bashku me Erion Veliajn po lëvizin çdo gur për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 14 maj.

Sipas Këlliçit, vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit nxjerr në pah përpjekjet e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet vendore.

“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë.

Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim”, shkruan Këlliçi.

Këlliçi shkruan më tej se një forcë politike siç është Partia Demokratike nuk e bën vula por fryma dhe shpirti i demokratëve.

“E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik.

Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim.

Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj”, përfundon në postimin e tij Këlliçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme