Vendimi i Kosovës për letërnjoftimet dhe targat, Vuçiç: Kanë mbështetjen e fuqive të mëdha

Rajon | 4 vite më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës në lidhje çështjen e makinave me targa serbe, që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kosovës si dhe për letërnjoftimet

Pas varësit të tij, Petar Petkoviq, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve dhe aplikimin e reciprocitetit lidhur me letërnjoftimet për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Vuçiç akuzoi Kosovën se nuk është e gatshme për dialog, teksa theksoi se kanë edhe mbështetjen e fuqive perëndimore. Sipas Vuçiç, vendimi i qeverisë së Kosovës ka vetëm një qëllim “dëbimin e serbëve”.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk janë kurrë të gatshëm për dialog përmbajtësor, por kanë mbështetjen e fuqive perëndimore, bëhet fjalë për marrjen e dy vendimeve në institucionet e tyre, njëra është shkurtimi i të drejtës për të hyrë në Kosovë me letërnjoftime… Vendimi tjetër me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët. Ata po llogarisin që serbët të largohen nga veriu i Kosovës”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës vendosi që makinat me regjistrim të Serbisë që paraqiten për kalim në kufirin shtetëror të Kosovës dhe kanë për qëllim lëvizjen brenda territorit të Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin tek pjesa e simboleve. Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022./ nova.rs

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme