Vendimi i Kushtetueses për Ilir Metën- Sulo: Të gjitha gjykatat në krah të SPAK-ut
Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se me vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën tregoi në një anë i dha kuptim procesit të Metës, por nga ana tjetër sipas Sulos ka diçka që nuk bën sens.
Sipas Sulos, argumentimi “se nuk hyn dot te gjykimi për arrestimin e paligjshëm që ka kërkuar z. Meta sepse ajo është ende në shkallët e gjykimit. Kjo nga ana ligjore bën sens. Ndërsa paraburgimin, ndryshimin e masës së sigurisë e ka quajtur si të ligjshëm”.
Për këtë të fundit, Sulo tha se në këtë situatë SPAK i ka vendosur të gjithë në rresht.
“Këtu dua të theksoj qëndrimin në një krah të GJKKO-së dhe të gjithë hallkave të pjesës së gjykatave të shkallës së parë të posaçme, atë Apelit të Posaçme, të Lartë, Gjykata Kushtetuese, të gjitha në rresht nga SPAK-u.
Nëse masa e sigurisë është e ligjshme, masa e sigurisë me ndalim bëhet kur i pandehuri ka problem me provat, kur çështja është në hetim, kur ka fuqi zyrtare dhe ka ndikim në proces. Meta, asnjë nga këto nuk plotëson. Për më tepër hetimi ka mbaruar.
27 prill çelet seanca në gjykatë. Atëherë shpjegimin unë e gjej te ajo që janë të nënrenditur nga SPAK-u, të gjitha gjykatat”, deklaroi më tej Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




