Vendoset lëndë plasëse për të katërtën herë në të njëjtën banesë në Lushnjë

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesën në Lushnjë.
Deri më tani raportohet për dëme materiale, por sipas uniformave blu banesa ishte e pabanuar.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në banesën e këtij personi, më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut të këtij viti, në lagjen “18 Tetori”.
Lënda plasëse ishte hedhur në banesën ku banonte Altin Lamçe, për të tretën herë radhazi, ndërsa së bashku me atë të mbrëmjes së sotme numri shkon në katër.
Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës për ngjarjet e mëparshme.
Është ende e paqartë pse sulmohet banesa ku jeton Altin Lamçe, pasi ky i fundit nuk njihet si person problematik. Lamçe merret me tregti fruta-perimesh, ndërsa kunati i tij, Aben Turku, prej vitesh jeton dhe punon në Britani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




