Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashki të prekura nga zjarret e verës
Aktualitet | 9 muaj më parë
Mbi 345 milionë lekë janë akorduar si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. “Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje”, shkruan ministri.
Sipas ndarjes së fondeve, bashkitë përfituese janë:
- Delvinë – 36 mln lekë
- Dibër – 10,5 mln lekë
- Gramsh – 86,6 mln lekë
- Has – 0,7 mln lekë
- Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
- Krujë – 146 mln lekë
- Kukës – 0,6 mln lekë
- Librazhd – 0,2 mln lekë
- Peqin – 4 mln lekë
- Tepelenë – 0,3 mln lekë
- Kamëz – 2 mln lekë
- Maliq – 1,2 mln lekë
- Finiq – 40 mln lekë
- Dropull – 7,7 mln lekë
- Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



