Vengu: Studentë nga Shqipëria dhe Kosova, stërvitje në Zall Herr

Aktualitet | 2 vite më parë

Studentët e vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura e kanë nisur pak më herët vitin akademik.

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu ka publikuar pamjet nga momentet e stërvitjes ku “80 studentë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm, për të praktikuar teknikat të ndryshme të zbritjes nga kulla e famshme e alpinizmit në repartin Komando”.

Vengu bëri të ditur se “ Akademia e Forcave të Armatosura ofron 10 kuota për studentët nga Kosova”.

Ndaj theksoi ai, kjo është vlerë e shtuar, me të cilën Shqipëria natyrisht e rrit përditë e më shumë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Studenti i vitit të katër nga Kosova, kandet Fejzullahu u shpreh se, “stërvitja në Republikën e Shqipërisë shënon një perspektivë të re për një ushtri që është anëtare e NATO-s. Grupi jonë do të stërvitet në alpinizëm. Falënderojmë akademinë ushtarake për mikpritjen, shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme