Verstapen fiton garën sprint

Formula 1 | 5 vite më parë

Max Verstapen konfirmon formën mjaft të mirë dhe ia del të fitojë garën sprint duke siguruar kështu edhe pole position në çmimin e madh të Emilia Romagna në Itali.  Piloti i Red Bull do ta nisë garën i pari edhe pse iu desh shumë mund për të fituar duelin kokë më kokë me rivalin e Ferrarit, Leklerk.

Emocione të mëdha në pistën e Imolas, me holandezin që e nisi keq pasi u parakalua shume shpejt nga Leklerk, por ky i fundit vuajti shumë konsumin e gomave aq sa gradualisht e dorëzoi pozicionin e parë në favor të Verstapen. Vendi i trete u arrit nga Sergio Perez po me Red Bull, kurse i katërti u rendit ferraristi tjeter, Carlos Sainz.

Vijon momenti katastrofik për Mercedes, Leëis Hemilton do ta nis garën nga pozicioni i 14-të kurse George Russell nuk shkoi me tej se vendi i 11-të.

KLASIFIKIMI

  1. Verstappen (Red Bull)
  2. Leclerc (Ferrari)
  3. Perez (Red Bull)
  4. Sainz (Ferrari)
  5. Norris (McLaren)
  6. Ricciardo (McLaren)
  7. Bottas (Alfa Romeo)
  8. Magnussen (Haas)
  9. Alonso (Alpine)
  10. Schumacher (Haas)
  11. Russell (Mercedes)
  12. Tsunoda (AlphaTauri)
  13. Vettel (Aston Martin)
  14. Hamilton (Mercedes)
  15. Stroll (Aston Martin)
  16. Ocon (Alpine)
  17. Gasly (AlphaTauri)
  18. Albon (Williams)
  19. Latifi (Williams)

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme