Verstapen “fiton” pa garuar

Formula 1 | 5 vite më parë

Tre orë e 17 minuta pritje në përmirësim të kushteve atmosferike, vetëm për të asistuar në një Çmim të Madh, ku makinat e garës zhvilluan vetëm dy xhiro nën regjimin e makinës së sigurisë. 75 mijë spektatorë në pritje të fillimit të garës, pa përfilluar aspak reshjet e shiut. E në kushtet e mos  konkurimit, sipas një vendimi të marrë nga drejtori i garës, Michael Masi, gara e Belgjikës quhet e kryer, duke iu dhënë pilotëve gjysmat e pikëve, e duke i vlerësuar sipas renditjes së arritur në provat zyrtare të së shtunës.

Gara ishte parashikuar të niste në orën 15, por si pasojë e reshjeve të shumta, shtyhet e shtyhet vazhdimisht, pasi pista është tepër e lagur dhe e pamundur që makinat të garojnë. Makina e Sigurisë dhe ajo e mjekëve zbret disa herë në pistën e SPA për ta kontrolluar por asnjëherë nuk jepet miratimi për garim. Sipas rregullores, pas 3 orësh pritje, makinat e garës bëjnë vetëm dy xhiro në pistë nën regjimin e makinës së sigurisë dhe më pas kthehen në bokse.

Pilotët dalin nga makinat e tyre dhe gara quhet e përfunduar. Max Verstappen është fitues i Çmimit të Madh të Belgjikës. Pas kësaj gare, diferenca në pikë midis Lewis Hamilton dhe Max Verstapen shkon në 3 pikë. Britaniku ka 202,5 pikë ndërsa holandezi 199,5.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme