Verstapen-Red Bull, marrëveshje e re

Botërori i Formula 1 do ende kohë që të fillojë, por Max Verstappen ka vendosur të marrë një pikë në favorin e tij, që tani. Madje 50 milionë. Bëhet fjalë për euro. I lidhur me kontratë me Red Bull deri në 2023, piloti holandez po përgatitet të qëndrojë ende në skuadrën që e bëri atë të shkëlqejë. Ai kërkon të qëndrojë me Red Bull deri në fund të botërorit të vitit 2025, me një marrëveshje katërvjeçare, por duke rritur edhe të ardhurat e tij.
Por çështja e kontratës së re do të diskutohet gjatë kësaj jave në selinë e Red Bull. Nëse kushtet konfirmohen zyrtarisht, Verstappen në mënyrë efektive do të dyfishojë pagën e tij aktuale dhe do të vazhdojë të garojë për Red Bullin deri në vitin 2025. Afati nuk është i rastësishëm, sepse duke filluar nga viti 2026 një gjeneratë e re njësish fuqie do të hyjë në skenën e Formula 1 dhe marrëveshja e mundshme midis Red Bull Poëertrains dhe Porsche do të bëhej çelësi për një zgjatje të mëtejshme të qëndrimit të Verstappen në ekip.
Por të mos harrojmë që në vitin 2026 holandezi ai do të jetë njëzet e nëntë vjeç. Për Red Bull-in, sigurimi i këtij piloti për një afat kaq të gjatë do të thotë heqjen e tij të menjëhershme nga tregu dhe siguron një farë mbrojtje nga një sulm i Mercedesit, në rast të tërheqjes së Hamiltonit në fund të 2022.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




