Verstappen: Mercedes është përmirësuar që nga fillimi i vitit

Nëse lufta për titull është pothuajse ekskluzive për Ferrarin dhe Red Bull, me Charles Leclerc dhe Max Verstappen si kandidatë për suksesin përfundimtar, edhe Mercedes po kthehet gjithashtu për të thënë fjalën e tij. Fitoret nuk kanë ardhur ende, por në paraqitjet e fundit Leëis Hamilton është rikthyer në podium pas një agjërimi të gjatë, duke treguar edhe ecurinë e makinës së tij.
Verstappen, rivali i britanikut gjatë gjithë kampionatit të kaluar, është i të njëjtit mendim: “Ata janë përmirësuar në krahasim me fillimin e vitit, por u duhet diçka më shumë – tha ai për mikrofonat e “ServusTV”. Ata nuk janë keq në një xhiro të vetme, por në garën e së dielës pamë që u ngritëm edhe më shumë”.
“Unë mendoj se shumë varet nga cirkuiti, sepse në Silverstone ata ishin shumë të shpejtë në garë. E njëjta gjë vlen edhe për ne dhe për Ferrarin. Janë detajet që mund të bëjnë diferencën në fund”.
Më pas disa fjalë për Hamiltonin: “Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Nëse ndonjëri prej nesh bën një garë të madhe, mund t’i tregojmë njëri-tjetrit pa probleme. Vitin e kaluar konflikti nuk ishte aq shumë mes pilotëve, por më shumë mes skuadrave. Për momentin, natyrisht, ne nuk po luftojmë me Mercedes. Por mendoj se do të jetë ndryshe nëse luftojmë përsëri. Kush e di, ndoshta në fund të sezonit do të ndodhë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




