Verstappen vendos rekord, Leclerc e ndjek

Pas atij në Bahrein, Max Verstappen dominoi edhe një herë kualifikueset me Red Bull-in e tij dhe mori “pole position” për GP të Arabisë Saudite, të planifikuar për të shtunën më 9 mars në orën 18:00. Jo vetëm kaq, kampioni i botës vendosi edhe rekordin e cirkuitit me kohën 1’27”472.
Performancë e mirë edhe për Charles Leclerc me Ferrarin e tij, u rendit i dyti dhe do të startojë së bashku me Verstappen në rreshtin e parë. Në rreshtin e dytë do të jenë Sergio Perez (Red Bull) dhe Fernando Alonso (Aston Martin), në të tretin McLaren të Oscar Piastrit dhe Lando Norris. Oliver Bearman, 18-vjeçari që zëvendëson Carlos Sainz, i cili ka kryer një operacion, do të startojë i njëmbëdhjeti në rrjet me Ferrarin.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




