Vështirësitë financiare pengojnë Barcelonën të regjistrojë Olmon

Spanjë | 2 vite më parë

Peripecitë e Barceloës me financat kanë bërë që edhe në këtë vit klubi katalan të ketë vështirësi të regjistrojë blerjet e reja.

Dani Olmo për momentin nuk mund të luajë për Barçën edhe pse klubi pagoi 55 mln euro për ta blerë nga Lajpcig. Barcelona po pret që të shesë një lojtar dhe vetëm atëherë do të ketë mundësi që të regjistrojë si lojtar të vetin 26-vjeçarin.

Falë kontratës afatgjatë (6-vjeçare), Olmo i ka kushtuar buxhetit të Barçës në ç’do sezon 9 milionë euro.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme