Vetëvrasja e polices në Tiranë, arrestohet i dashuri i saj, Policia: Fshiu mesazhet në telefonin e saj

Aktualitet | 2 vite më parë

Policia ka arrestuar të dashurin e polices 21-vjeçare, Aldorjana Loshi, e cila dyshohet se u vetëvra pasditen e së premtes (25 maj) në Tiranë. 28-vjeçari me inicialet E.N., akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas Policisë, 28-vjeçari ka fshirë mesazhet në telefonin e 28-vjeçares.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, njofton Policia. 

Në Polici, 28-vjeçari ka deklaruar se kishte 3 muaj që njihte efektiven dhe se gjatë kësaj periudhe kanë patur debate herë pas here. Sipas tij, ditën që ka ndodhur ngjarja e ka telefonuar 21-vjeçaren, por ajo  nuk i është përgjigjur ndaj ka shkuar në banesën e saj ku e ka gjetur të vetëvrarë.

Aldorjana Loshi u gjet e pajetë në banesë e saj në rrugën “Ali Demi”. Ajo ishte pjesë e stafit të Komisariatit nr. 5 në kryeqytet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme