Vetting-u në polici, me 18 dhjetor do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po kalon në një fazë tjetër, që duket se do të hapë një kapitull të ri për uniformat blu. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Brendshme informon se javën e ardhshme, duke nisur nga data 18 dhjetor, ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar.
Pas ndryshimeve të fundit ligjore, vlerësimi do të kryhet nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
“Janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese. Seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




