VIDEO/ Angelina Jolie viziton Ukrainën në mes të sulmeve ruse

Botë | 5 vite më parë

Aktorja Angelina Jolie, ka zhvilluar një vizitë të shpejtë në Ukrainë, duke befasuar ukrainasit. Ajo ka qenë ditën e sotme në Lviv. Ylli i Hollivudit është parë në një kafe në Lviv. Jolie përshëndeti me dorë të pranishmit në kafe, të cilët po e filmonin me telefon, madje disa prej tyre i kërkuan edhe autograf.

“Asgjë speciale. Vetëm Në Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjeshtë, Angelina Jolie. Ukraina po mbështetet nga e gjithë bota”, ka shkruar, Maya Pidhorodetska, që publikoi videon. /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme