VIDEO/ PD: Koalicioni Meta- Berisha, për hallet e tyre dhe shkatërrimin e PD

PD ka reaguar sërish, tashmë nëpërmjet një video, pas bashkimit në një koalicion të ish kryeministrit, Sali Berisha, me LSI. Sipas PD, ky koalicion është në funksion të interesave personale të Berishës dhe Metës. “Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të Ilir Metës“, citohet në njoftimin për shtyp ndarë nga PD.
“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të Ilir Metës. Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha. Tashmë jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët, është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën”, thuhet në njoftimin e PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




