Video/ Rama në aeroplanmbajtësen amerikane: Po kryen stërvitje me trupat shqiptare në ujërat tona

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”. Kështu shkruan Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale. Forcat amerikane po kryejnë kështu operacione të përbashkëta stërvitjeje me trupat shqiptare, e kjo në kuadër të rritjes së sigurisë në rajon. Më herët SHBA njoftoi instalimin e trupave speciale amerikane në Shqipëri, ku baza e tyre do të sherbejë për të gjithë Ballkanin.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




