Video/ Ushtarët rusë plaçkisin dyqanet në Ukrainë

Ushtarët rusë janë parë duke plaçkitur dyqane dhe banka, në disa qytete ukrainase. Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara në mediat sociale, kanë shfaqur trupat e Rusisë duke vjedhur ushqim dhe duke u përpjekur për të vjedhur një kasafortë. Zyrtarët ukrainas thonë se ushtarëve pushtues rusë po iu mbarojnë furnizimet me karburante, dhe se ata janë dërguar në Ukrainë për vetëm tri ditë, ndonëse një pohim i tillë nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur. /REL
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




