Vijojnë tensionet Rusi-SHBA, akuza për sulm bërthamor të improvizuar

Botë | 5 vite më parë

Ministri rus i mbrojtjes akuzoi sërish SHBA se këtë muaj dërgoi dy avionë bombardues nga dy drejtime të ndryshme për të improvizuar një sulm bërthamor ndaj Rusisë.

Akuzat vijnë në një kohë kur tensioni midis Uashingtonit dhe Moskës për Ukrainën ka arritur në nivelet më të larta, me zyrtarët amerikanë që shprehin shqetësime për një sulm të mundshëm rus ndaj fqinjit të saj jugor.

Moska, nga ana e saj, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme, duke vënë në dukje furnizimet me armë të SHBA-së për Ukrainën.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Moska kishte vërejtur një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e bombarduesve amerikanë, të cilët sipas tij kishin kryer 30 fluturime afër Rusisë këtë muaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme