Vijon kaosi në Haiti, autoritetet largohen nga të shtënat e protestuesve gjatë varrimit të presidentit

Botë | 5 vite më parë

Situata në shtetin e pafat të Karaibeve, Haitin, është ende kaotike pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise nga ana e një komandoje mercenare, rreth 2 javë më parë.

Tension të dukshëm pati edhe gjatë ceremonisë së varrimit, ku mbështetës të tij të mbledhur në vendngjarje filluan të fishkëllenin dhe kërcënonin autoritetet e pranishme.

Teksa e veja e presidentit ende ndodhej në arkivolin e tij, një turmë mbështetësish të armatosur i kërkonte veçanërisht shefit të policisë Leon Charles të largohej prej aty, sepse sipas tyre nuk kishte bërë asgjë për të mbrojtur kreun e shtetit.

Në afërsi të ceremonisë, të shtëna të panumërta kumbuan gjatë gjithë ditës, suke shtrënguar diplomatët e pranishëm në vend, të braktisnin për arsye sigurie varrimin.

Moise u ekzekutua nga një komando e përbërë nga të paktën 26 persona, ish-ushtarë të Kolumbisë, ndërkohë që disa prej tyre kishin marrëdhënia e të ngushta me institucionet amerikane, ne veçanti DEA, Antidroga e Shteteve të Bashkuara.

Prej kohësh në Haiti vijojnë protesta të shumta, që akuzojnë qeverinë për korrupsion masiv, ndërkohë që banorët e janë nga më të varfrit e rajonit, në një situatë shumë më të ndryshme se Republika Dominikane, me të cilin ndajnë ishullin./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme