Vinicius Junior shou, Reali kap kreun

Spanjë | 5 vite më parë

Pasi kishte fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit, Real Madrid arriti një sukses themelor për të rrëmbyer kryesimin e renditjes, me pikë të barabarta me Real Sociedad: në shtëpinë e Elche, 2-1 e vuajtur, por e merituar. Për më tepër, ndeshja nuk filloi në mënyrën më të mirë për Ancelotin, i cili humbi Rodrygo për shkak të lëndimit në të 18-ën: Asensio zuri vendin e tij.

Megjithatë, katër minuta më vonë, blancos kalojnë në epërsi: vendasit humbasin topin, Casemiro për Mariano, i cili i shërben një top të bukur për Vinicius, i zoti për të mundur Casilla-n me një diagonale perfekte me të majtën.

Në pjesën e dytë, episodi që drejton më tej ndeshjen: Guti merr kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Elche me 10 lojtarë.

Menjëherë pas këtij momenti, Mendy dhe Carvajal zëvendësojnë Marcelon dhe Lucas Vazquez, më pas madrilenët mbyllin llogaritë në minutën e 73-të: Modric i shërben Vinicius vertikalisht, i cili hyn në zonë dhe parakalon Casilla-n me një prekje delikate, duke vërtetuar fitoren e Realit.

Vendasit arritën të shkurtojnë distancën në minutën e 86-të me anë të Milla, por pa arritur të shmangin humbjen. Madrilenët rezistojnë në finale dhe arrijnë të ngjiten në kuotën e 24 pikëve.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme