Vinicius poston një foto me Mbappé dhe i jep fund polemikave:

Vinicius Junior i jep fund polemikave. Ditët e fundit në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa video ku dukej se braziliani ishte lodhur nga qëndrimet e Kylian Mbappe dhe ato pak pasime që francezi i dërgoi, por lideri i Real Madridit është treguar i gatshëm të vërtetojë të kundërtën.
Në fakt, ish-lojtari i Flamengos ka bërë një postim në Instagram, i cili tregon një moment nga ndeshja e fituar 2-0 nga Blancos ndaj Betis Sevilla-s, kur pas një prej golave të Merengues, të dy festuan duke u përqafuar.
Anësori ka komentuar foton duke shkruar: “Futboll”. I menjëhershëm ka qenë edhe komenti i ish-lojtarit të PSG-së, i cili ka vlerësuar postimin e një fytyre të buzëqeshur të një djalli shumë “shpërthyes”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




