Vinicius Zhunior mbulon shpinën me idhujt e sportit, por ka diçka

Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior ka udhëtuar drejt Los Anxhelosit për të përfunduar një tatuash, i cili i ka mbuluar të gjithë shpinën.
“Black lives matter” dhe “Mentality” kanë qenë mesazhet, të cilat shoqëqrojnë edhe portretet e disa prej legjendave të sportit. Muhamed Ali është fiksuar pas fitores së madhe kundër Soni Liston ndërsa përkrah gjendet Majkëll Xhordan. Gjithashtu ndodhet edhe imazhi i Pele, në momentin e fitores të Botërorit të parë. Legjenda e brazilit ka “pranë” Kobi Brajantin.
Por në këtë punim artisti i njohur “Ganga” duket se ka bërë një gabim të madh pasi ka “treguar” një histori të pavërtetë. Xhordan vihet re qartë se po karikon dorën e majtë. Legjenda e Bulls-ave nuk ka qenë mëngjërash.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




