Virozat, kujdes të sëmurët kardiakë

Sociale | 5 vite më parë

Dimri i ftohtë dhe qarkullimi i disa virozave njëkohësisht janë faktorë që ndikojnë në rëndimin e sëmundjeve kardiake, sidomos tek ata persona që e kanë të dëmtuar zemrën nga infarkte të mëparshme, tek ata që kanë probleme me aritminë apo që kanë luhatjte të vazhdueshme të tensionit:

Në një kohë që e gjithë bota ëhstë në një luftë me pandeminë, dhe vëmendja ndaj saj duket sikur ka lënë në hije sëmundjet e tjera, mjekët na kujtojnë se çfarë ndodh nga një neglizhencë. Ndërsa maska, rezulton mjeti mjaft efikas edhe për virozat e stinës. Një arsye më shumë për t’u përdorur sipas këshillave të specialistëve:

Ndërsa për të qenë të sigurt se zemra po kryen funksionin normal të saj, rekomandohet kontroll në ditën e 10 pas shfaqjes së simptomave të virozës:

Vdekjet nga sëmundjet e zemrës vijojnë të jenë vrasësit më të mëdhenj në Shqipëri. Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2 % të vdekjeve gjithsej, e në këtë grup humbjet e jetës nga “sëmundjet kronike të zemrës” zënë  përqindjen më të lartë me 33,1 %.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme