Viti i Ri ka trokitur i pari në Zelandën Re

Viti i Ri 2022 ka mbërritur në Zelandën e Re. Auckland i Zelandës së Re është qyteti i parë që mirëpret Vitin e Ri. Fishekzjarret ndriçuan qiellin e natës në Auckland. Ura e Portit të Auckland, Sky Tower dhe Muzeu Përkujtimor i Luftës në Auckland u ndezën nga ora 21:00, me një shfaqje të plotë me dritë të planifikuar për mesnatë. Megjithatw shfaqja tradicionale dhe e shumëpritur e fishekzjarreve u anulua për shkak të rrezikut tw pwrhapjes sw korornavirusit mes turmave që mblidhen për të parë spektaklin e fishekzjarrëve.
Qeveria e Zelandës së Re u ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parë nga televizorët dhe rrjetet sociale evenimentin e dritave. Në Sidney të Australisë, vendi i radhës që pret Vitin e Ri, pavarësisht kufizimeve të grumbullimeve, nuk wshtw ndaluar spektakli i fishekzjarrëve. Lwshimi i fishekzajrrwve është ndaluar edhe në vendet europiane, por pritet të zhvillohet në metropole të tjera botërore, nga Azia në Shtetet e Bashkuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




