Viti i ri shkollor do të nisë më 13 Shtator

Në Shqipëri nxënësit do tu rikthehen institucioneve arsimore këtë vit të ri shkollor më herët se zakonisht. Të gjithë ata që e patën të pamundur të ndiqnin mësimin online, por ndonjëherë nuk mundën të frekuentonin as shkollat për shkak të një viti të vështirë të shoqëruar nga pandemia covid 19, do të kenë mundësi të përsëritin të gjitha njohuritë e marra, që të mos kenë vështirës në mësime.
Ashtu si nje vit me pare edhe kete vit ministria e arsimit, sporteve dhe rinisë ka vendosur qe 2 javet e para te shtatorit te zhvillohet mesim plotesues. Ne kete menyre te gjithe nxenesit qe kane paqartësi ne lendet kryesore do te mund ti qartësojnë ato me mesuesit e lendes para se te filloi viti i ri shkollor .
Ministria e arsimit, sporteve dhe rinisë ende nuk ka dhene detaje ne lidhje me numrin e mesuesuesve qe do te ndihmojen ne kete proces, numrin e nxenesve qe do tu ofrohet mesimi plotesues apo edhe me numrin e shkollave qe do te vihen ne dispozicion.
Orari dhe çdo indormacion tjeter ne lidhej me menyren e organizimit te mesimit do te vihet ne dispozicion ne ditet ne vijim nga drejtorite arsimore. Por menjehere me mbylljen e mesimit plotesues do te nis edhe viti i ri shkollor. Urdheri i perbashket i firmosur nga ministrja e arsimit dhe ajo e financave specifikon se institucionet edukuese do te hapen dyert te henen e dyte te shtatorit.
Nxenesit e arsimit 9 vjeçar do ta nisin mesimin me 13 shtator dhe do e mbyllin vitin shkollor me 8 qershor 2022, ndersa per nxenesit e shkollave te mesme mesimi do te zgjate nje jave me shume deri me 15 qershor.
Nxenesit e arsimit para universitar do ta nisin vitin e ri shkollor me 13 shtator, por ende nuk eshte percaktuar menyra sesi do te zhvillohet mesimi.
Ministria e arsimit, sporteve dhe rinisë ende nuk ka percaktuar menyren nese mesimi do te zhvillohet online , i kombinuar apo me prani fizike te nxenesve ne shkolle.
Ecuria e pandemise do të ndikoje ne marrjen e nje vendimi final per skenarin qe do te zbatohet kete vit ne shkollat tona, vendim ky qe do te merret bashkarisht ndermjet 2 ministrive asaj te arsimit dhe shendetesise. Fjala e fundit do ti mbetete komitetit të eksperteve qe ne varsi te ecurisë së epidemisë do te percaktoje nese kete vit do te hapen dyert e shkollave per nxenesit per te ndjekur mesimin fizikisht ne klasa apo jo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




