Vizita e Berbock në Athinë/ Erdogan kritika Gjermanisë dhe Francës: Po bëheni instrumenta të propagandës greke

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar ashpër pas vizitës së njëpasnjëshme të ministres së jashtme gjermane Analena Berbock në Athinë dhe Ankara. Erdogan ka kritikuar me tone të forta Francën dhe Gjermaninë, duke i konsideruar si instrumente të propagandës greke. Sipas presidentit turk, është e papranueshme që Gjermania dhe Franca kritikojnë Turqinë me vlerësime të pasakta dhe mbyllin sytë ndaj hapave të Greqisë, që sipas tij, injorojnë të drejtën ndërkombëtare.

 “Ministri ynë i Jashtëm u dha përgjigjet e nevojshme këtyre deklaratave të njëanshme. Për fat të keq, Gjermania dhe Franca po bëhen instrumente të propagandës greke dhe greke qipriote. Është e papranueshme që ata të kritikojnë vendin tonë me vlerësime të pasakta duke mbyllur një sy ndaj hapave të Greqisë që injorojnë të drejtën ndërkombëtare”, tha Erdogan, raporton OEMA.

Sa i përket vendit të tij, Erdogan pohoi se pozicioni i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë ndërsa shtoi se Turqia e ka demonstruar edhe një herë rolin si pionierë në zgjidhjen e krizës globale të grurit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme